Detergjentët
Përveç makinave larëse enësh, ne ju ofrojmë edhe detergjentë të cilësisë së lartë që garantojnë rezultate të shkëlqyera larjeje. Produktet tona të specializuara janë krijuar për të hequr në mënyrë efektive papastërtitë, për të ruajtur shkëlqimin e enëve dhe për të siguruar higjienë të lartë të pajisjeve të hotelierisë.
Përse detergjentët Winterhalter?
Ne rekomandojmē përdorimin e agjentëve origjinalë të larjes dhe shpërlarjes Winterhalter për lavasoviljet e markës Winterhalter. Detergjentët e larjes dhe shpërlarjes Winterhalter janë krijuar posaçërisht për t'u përdorur në lavastoviljet Winterhalter. Në një kohë marrin parasysh edhe temperaturat, teknikën e larjes dhe materialet e përdorura nga të cilat prodhohen lavastoviljet Winterhalter. Si rezultat, përdorimi i detergjenteve origjinale Winterhalter siguron një konsum më të ulët të detergjenteve, efektet më të mira të larjes me dozën më të vogël të tyre. Për më tepër mbron materialet e integruara si PVC , gomat, vulat etj...
Detergjentët e larjes dhe shpërlarjes nga furnitor të tjerë nuk janë krijuar posaqërisht për përdorim në lavastoviljet Winterhalter. Kjo do të thotë gjithashtu se ato nuk garantojnë të njejtin efikasitet, gjë që mund të nënkuptojë konsum më të lartë ,dozim më të lartë për të njejtin efekt larjeje dhe kosto më të larta funksionimi si dhe servisim më të shpeshtë të lavastoviljes. Gjatë instalimit të sistemeve të dozimit ndërhyn në cilësimet e enëlarëses, gjë që mund të shkaktojë probleme. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se përdorimi i tyre nuk është i mundur apo i lejuar. Agjentët e larjes dhe shpërlarjes Winterhalter furnizohen nga teknikë të kualifikuar të shërbimit të cilët mund të kontrollojnë funksionimin e lavastoviljes dhe dozimin e agjentëve pas dorëzimit. Në të njejtën kohë, me kërkesë të klientit, ata i përgjigjen edhe çdo pyetjeje në lidhje me funksionimin e lavastoviljes.
Perdorimi i detergjenteve Winterhalter u garanton klientëve gjithashtu një zgjatje të garancisë së pergjithshme në rastin tuaj nga 12 në 24 muaj. Për listën e çmimeve të detergjentëve klikoninë kategorinë e dëshiruar.